Aktualitet

Bashkia Korçë i përgjigjet PD-së: S’ka nevojë për shpallje të emergjencës, situata drejt zgjidhjes

7 Qershor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Bashkia Korçë i përgjigjet PD-së: S’ka nevojë

KORÇË- Bashkia Korçë i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike, për shpalljen e gjendjes së emergjencës, pas tërmeteve të regjistruara në këtë zonë, ku për pasojë shumë banorë mbetën pa shtëpi.

Me anë të një deklarate për shtyp, Bashki shprehet se Partia Demokratike është me vonesë në reagim, pasi tashmë situata ka marrë rrigën e zgjidhjes.

“Jeni shumë të vonuar, sepse problematikat me të cilat i përballi banorët e Floqit dhe Bashkinë e Korçës kjo situatë e vështirë, tashmë janë vënë në rrugën e zgjidhjes, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të institucioneve, organizatave, donatorëve dhe qindra vullnetarëve, të cilët ndryshe nga ju nuk zgjodhën të ngrinin gishtin e akuzës por të vepronin”, – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë e Bashkisë Korçë:

Ndërkohë që Bashkia Korçë dhe shtabi i emergjencave ka ditë që mirëmenaxhon situatën në Floq, duke arritur deri zgjidhjen përfundimtare të dëmit të shkaktuar nga tërmetet, dega e PD në Korçë zgjohet pas 6 ditësh dhe kërkon shpalljen e emergjencës.
Jeni shumë të vonuar, sepse problematikat me të cilat i përballi banorët e Floqit dhe Bashkinë e Korçës kjo situatë e vështirë, tashmë janë vënë në rrugën e zgjidhjes, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të institucioneve, organizatave, donatorëve dhe qindra vullnetarëve, të cilët ndryshe nga ju nuk zgjodhën të ngrinin gishtin e akuzës por të vepronin.

Në momentin që flasim, nga 180 banorët që ditën e parë pas tërmetit mbetën jashtë banesave të tyre:
– 63 persona janë akomoduar në mjediset e brendshme të shkolles Floq
– 5 familje me femijë të vegjël, probleme shëndetësore dhe gra, janë akomoduar në qytetin e Korçës pranë fondacioneve Dorcas dhe Kenedi.
– Një pjesë janë rikthyer në banesat e tyre me mbarimin e lëkundjeve duke qenë se dëmet në banesa kanë qenë më të vogla.

Vetëm 32 persona vijojnë të jenë në çadrat e kampit edhe pse atyre ju është ofruar gjithashtu të zhvendosen në ambientet e brendshme të shkollës.
Bashkia e Korçës dhe mësues të shkollës shoqërojnë çdo ditë me transport rreth 30 femijë të Floqit në shkollën e Pulahës për të mos penguar ecurinë e procesit mësimor.
Që nga dita e parë dhe në vijim, të gjithë këtyre banorëve ju është mundësuar veç strehimit, ushqim, veshmbathje, ngrohje, tualeta, dushe, shërbim mjekësor dhe asistencë psiko-emocionale duke e bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

Padyshim vlerësimi i dëmit mbaroi që ditët e para dhe tani qeveria shqiptare dhe Bashkia e Korçës ka një zgjidhje për Floqin:

Ringritjen e të gjitha shtëpive të shembura dhe pajisjen e tyre me orendi para fillimit të vjeshtës, si edhe dëmshpërblimin e banorëve që kanë patur dëmtime të pjesshme.
Banorët e Floqit e dinë mirë se cilët ishin vizitorët shëtitës që zgjodhën të bënin biznes politik me fatkeqësinë e tyre, duke u shfaqur veç pak minuta në kamp për të bërë foto e deklarata, e cilët ishin njerëzit dhe institucionet që ditë e natë kanë qenë pranë tyre për tu lehtësuar e zgjidhur hallin.

Ne po bëjmë detyrën, dhe ju jemi pafund mirënjohës atyre që po na mbështesin në këtë mision.
Faleminderit!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e korces bashkia i përgjigjet pd tërmetet në korçë bashkia e korces bashkia i përgjigjet pd tërmetet në korçë

Sondazh

Poll