Aktualitet

Në nder të shqiptarëve që u masakruan, sheshi i Bulevardit të Ri merr emrin “Çamëria”

7 Qershor 2019, 20:52 Nga DOSJA
Në nder të shqiptarëve që u masakruan, sheshi i Bulevardit

TIRANË– Sheshi i Bulevardit të Ri do të mbajë emrin “Çamëri”. Kjo gjë është vendosur sot në në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Tiranë.

Kjo ide u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa u shpreh se e kishte premtuar edhe më parë.

Ky ka qenë një premtim i joni dhe prandaj unë propozoj qe kjo nismë të futet në rendin e ditës dhe kërkoj nga anëtarët e këshillit bashkiak që ta votojnë,”– tha Veliaj gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë Vjollca Braho, zëvendëskryetarja e Këshillit të Bashkisë, e cilësoi këtë vendim si një nismë që nderon një komunitet që u masakruan vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Votimi i kësaj nisme na bën nder të gjithëve në respekt dhe nderim të një komuniteti, i cili u masakrua vetëm për shkak se ishin shqiptarë”, tha Braho.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cameri keshilli bashkiak tirane sheshi te bulevardi i ri cameri keshilli bashkiak tirane sheshi te bulevardi i ri

Sondazh

Poll