Politike

“Basha ka kërkuar një zgjedhje, por…”/ Alfred Rushaj ndaj detaje: Kryedemokrati nuk gjeti kompromis mes SHBA

20 Shtator 2021, 20:56 Nga DOSJA
“Basha ka kërkuar një zgjedhje, por…”/ Alfred

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka ndarë detaje nga negociatat e kryedemokratit Lulzim Basha me Sali Berishën dhe të dërguarit amerikanë për të gjetur një zgjidhje. I ftuar në emisionin “Open”, Rushaj tha se Basha ka zhvilluar takime me të dyja palët por nuk ka mundur që të gjejë kompromis nga palët.

Vendimin e kam marrë vesh pas njoftimit. Berisha asnjëheë nuk i ka marrë apo nuk i ka kërkuar asnjë njeriu lekë. Basha ka marrë një vendim politik që mund të kishte pasoja për PD-në. Nga pikëpamja personale unë besoj që Berisha nuk e meritonte këtë lloj etiketimi. Nga pikëpamja politike, Basha ka marrë vendimin për të mos ndarë demokratët. Basha më ka komunikuar se ka diskutuar me palët për të gjetur një zgjedhje, si me amerikanët, si me Berishën. Por nuk kishte gjetur kompromis. Kjo ishte e vetmja zgjedhje që i kishte mbetur,”-tha ai.

Ndërsa më pas, në fjalën e tij, Rushaj ka shtuar se kryedemokrati nuk e kishte konsideruar në mbledhjen e sotme bazën e PD-së si anti-amerikane,

“Nuk ka thënë Basha që baza është anti-amerikane. Këtë nuk e ka thënë,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj alfred rushaj

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2021, 20:49

SHBA– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar dy shqiptarë në Akademinë “West Point” në Nju York, duke mos e humbur rastin për të shkrepur një foto ...