Bota

Reciprociteti me targat, Vuçiç ‘shpërthen’ në akuza të forta: Shqiptarët kanë rrethuar serbët me snajperë

21 Shtator 2021, 06:29 Nga DOSJA
Reciprociteti me targat, Vuçiç ‘shpërthen’

KOSOVË– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic e ka konsideruar si ditën më të vështirë të njerëzve të tij në Kosovë 10 shtatorin, pasi hyri në funksion reciprociteti me targa. Sipas Vuçiç, shqiptarët e Kosovës kanë kanë punësuar snajperë që kanë rrethuar shtëpitë e serbëve, pasi këta të fundit mund të kundërshtonin veprimet e shtetit të Kosovës.

Sipas Vuçiç, Prishtina nuk po i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja me Beogradin.

“Shqiptarët gjithashtu punësuan snajperë që mbuluan shtëpitë e të rinjve serbë të cilët mund të kundërshtonin veprimet e tyre të paligjshme. Mbrëmë, ne e dinim se çfarë po planifikonte Prishtina. Sot, pas orës gjashtë, ato forca u zhvendosën në veri të Kosovës. Ky është inkursioni i gjashtë, por më brutali deri më tani. Ne kishim dy marrëveshje, nga 2011 dhe 2016. Këto janë katër marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Thelbi është se këto janë të ashtuquajturat tabela të KS, të cilat e zgjatën vlefshmërinë nga 2011 në 2016 dhe më pas deri në vitin 2021,”- shtoi ai.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 07:17

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha a...