Bota

​Haradinaj: Gazi rus s’do të hyjë në Kosovë për një mijë vjet!

21 Shtator 2021, 06:13 Nga DOSJA
​Haradinaj: Gazi rus s’do të hyjë në Kosovë për

KOSOVË– Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën gabim të madh me qëndrimin që po mban për çështjen e gazit me SHBA-të.

Mediat e Kosovës shkruan se Haradinaj tha se Kurti është ai që po shfaqet më komod me europianët, të cilët s’e kanë njohur Kosovën shtet, se sa me amerikanët. Ai shtoi se kryeministri po humbet kohë duke vonuar afatet kohore për implementim të këtij projekti.

“Askush në botë nuk mund ta refuzojë gazin. Është produkt energjetik që ka me hy në çdo ekonomi të botës. Por, hartat janë të ndara, nuk ka me hy gazi rus në Kosovë edhe 1 mijë vjet. E këtë duhet ta dijë edhe Albini edhe gjithkush. Ka me hy gazi amerikan, ky mund t’ia vonojë edhe naj ditë por është duke bë gabim të madh, është duke çu sinjale të gabuara. Shiheni sa komod është me europianët që s’e kanë njohur Kosovën në dialog, e si iu ikë amerikanëve. Ka të bëjë pak me mentalitet të majtë, ose logjika të majta. Nëse Amerika ka vendos që të jetë prezent si lojtar me gaz në gadishullin tonë, pra të ka ndryshu jeta. Kjo qeveri me thanë se po kursejë pare dhe ka të bëjë me kosto, është krejtësisht mashtrim. Ne mund të gazifikojmë Kosovën e mos të varemi vetëm nga rryma. Ky nuk është një projekt që nuk i kushton asgjë Kosovës me këtë si të zgjohemi nga gjumi mund të fitojmë para. Qeveria e Kosovës mundohet të ruaj para por kjo nuk kushton po vjen pa pare. Logjikë krejtësisht e gabuar. Kurti po i vonon afatet kohore për implementim,”- tha Haradinaj.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 07:17

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha a...