Bota

“I jap urdhër që të jetë këtu në orën 9:30”, kryegjykatësja vendos kusht praninë e Salih Mustafës në sallën e gj

20 Shtator 2021, 18:44 Nga DOSJA
“I jap urdhër që të jetë këtu në orën

HAGË – Ditën e sotme, më 20 shtator, ka vazhduar gjyqi ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohet për krime lufte. Ditën e sotme ka folur dhe dëshmitari i parë në gjyqin kundër Mustafës.

Dëshmitarit i është fshehur identiteti për çështje të sigurisë dhe Mustafa ka kërkuar të marrë fjalën para dëshimve, por kërkesa është hedhur poshtë nga kryegjyqtarja. Më pas avokati i tij Julius von Bone ka deklaruar se ai nuk do të deklarohet dhe nuk do ishte i pranishëm në sallë për pjesën e tretë të seancës.

Kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia ka thënë se Mustafa mund të largohej për pjesën e mbetur të seancës së 20 shtatorit dhe do të vazhdonin pa të, por të nesërmen ai duhet të ishte me detyrim i pranishëm në sallë.

“I jap urdhër që të jetë këtu në orën 9:30”, ka thënë Veldt-Foglia.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni gjyqi i salih mustafes gjyqi i salih mustafes

Sondazh

Poll