Bota

Tentoi të trafikonte 5000 dollarë flori në aeroport, i fshehu në protezën e dhëmbëve

20 Shtator 2021, 18:31 Nga DOSJA
Tentoi të trafikonte 5000 dollarë flori në aeroport, i fshehu

INDI– Një burrë nga Uzbekistani, i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Indisë, u përpoq të kalonte fshehurazi 95gr flori të fshehur në protezën e dhëmbëve.

Mediat e huaja raportojnë se ai kishte fshehur gjithashtu edhe një zinxhir prej floriri të mbledhur në fyt.

Policët e doganës filluan të dyshonin kur burrat kaluan pranë tyre duke thënë se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit të tyre policia arriti të gjëntë objektet inkriminuese brenda gojës së qytetarit uzbek. Masa prej 95 gramësh e floririt në gojën e burrit arrinte një vlerë prej 5000 dollarësh.

Ngjarja vjen pasi një burri vitin e shkuar iu gjetën copa floriri të fshehura në flokët e tij, me një vlerë rreth 300.000 dollarë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 5000 dollare flori ne protezen e dhembeve 5000 dollare flori ne protezen e dhembeve

Sondazh

Poll