Bota

Pse nuk shkoi në mbledhjen e OKB-së? Albin Kurti tregon kur do të shkojë në SHBA: Në nëntor…

20 Shtator 2021, 16:33 Nga DOSJA
Pse nuk shkoi në mbledhjen e OKB-së? Albin Kurti tregon kur do të

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ende nuk ka aplikuar për një vizë turistike për të udhëtuar drejt SHBA-ve. Kështu iu përgjigj Kurti pyetjeve të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit, kur iu vu në dukje mundesja e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. 

Kurti ka theksuar se do të bëjë një vizitë zyrtare në SHBA, por kjo do të ndodhë në muajin nëntor, ndërsa gjithashtu ka ritheksur mbështetjen e tij ndaj Presidentit Biden.

Nuk kam aplikuar për vizë në ShBA, pasi nuk kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në nëntor do të udhëtoj në ShBA. Pra bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini se unë jam kryetari i vetëm i një subjekti politik që e ka mbështetur paraprakisht dhe publikisht ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton. E unë dola publikisht edhe ju bëra thirrje shqiptaro amerikanëve dhe thash votoni presidentin Biden”, tha ai.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme nis më 14 shtator, ndërsa 21 shtatori është dita e parë e debateve në nivele të larta drejtuese. Asambleja përfundon më 27 shtator.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti vizite zyrtate ne shba ne nentor albin kurti vizite zyrtate ne shba ne nentor

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 15:49

SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...