Bota

“Më mori fytyrën mes duarve të tij dhe më puthi”/ 19-vjeçarja u martua me burrin 42 vite më të madh, prindërit e saj

20 Shtator 2021, 14:05 Nga DOSJA
“Më mori fytyrën mes duarve të tij dhe më

SHBA– Një adoleshente 19-vjeçare është martuar me një burrë 42 vite më të madh në moshë. 62-vjeçari, baba i dy fëmijëve, thotë se tani është i mirëpritur në familjen e vajzës edhe pse fillimisht ata thërritën Policinë kur e takuan. Mediat e huaja shkruajnë se oficerja e policisë ushtarake, Audrey Cheyenne-Smiley Moon, e cila është 19 vjeç, u njoh me burrin e saj Kevin, 61 vjeç, në një aplikacion të quajtur Badoo, në janar të vitit të shkuar.

Edhe pse me një diferencë moshe prej 42 vitesh ajo ishte tërhequr menjëherë nga përshkrimi i tij, i cili shkruante se ai, gjithashtu ishte një veteran që kishte punuar për policinë ushtarake. Brenda pak muajsh duke komunikuar online, ata ishin zyrtarisht çift dhe i kishin shprehur dashurinë njëri tjetrit. Në korrik të 2020 ata u takuan dhe shkëmbyen puthjen e parë.

“Isha edhe e entuziasmuar edhe nervoze për takimin. Ai akoma flet për ditën kur më pa për herë të parë me aq pasion. Kevini bëri lëvizjen e parë, më mori fytyrën mes duarve të tij dhe më puthi. Të dy besojmë se ishte dashuri me shikim të parë,”-tha 19-vjeçarja.

Të dashuruarit thonë se diferenca e madhe moshës nuk është një problem për ta dhe se kanë shumë gjëra të përbashkëta. Dy fëmijët e Kevin, 16 dhe 23 vjeç, e mbështesin marrdhënien mes Audrey-t dhe babait të tyre dhe janë të kënaqur t’i shohin të lumtur së bashku. Duke qenë se bashkëshorti i saj është më i madh në moshë se vetë prindërit e Audrey-t, ajo fillimisht e mbajti sekret lidhjen e tyre. Në gusht të vitit të shkuar ajo vendosi ta prezantonte me familjen e saj, e cila fillimisht nuk e priti aspak mirë lidhjen e tyre.

Më 1 gusht të këtij viti çifti u arratisën drejt Nevadas, ku u edhe u martuan në një kishë të vogël. Ata po planifikojnë tashmë jetën e tyre sëbashku.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 19 vjecarja martohet me 61 vjecarin 19 vjecarja martohet me 61 vjecarin

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 15:49

SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...