Bota

SHBA lehtëson masat anti-COVID për personat e vaksinuar plotësisht, prej nëntorit pritet të lejohen udhëtimet nga BE dhe M

20 Shtator 2021, 16:28 Nga DOSJA
SHBA lehtëson masat anti-COVID për personat e vaksinuar

SHBA–  Qytetarët e Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët janë vaksinuar plotësisht, do të mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke filluar nga nëntori i këtij viti.

Mediat e huaja shkruajnë se për të udhëtuar drejt SHBA-ve do të nevojiten dëshmia e vaksinimit dhe një test COVID negativ i tre ditëve të fundit para udhëtimit. Lajmi u bë i ditur nga Jeff Zients, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë.

Administrata e Biden, do të forcojë ndërkohë masat ndaj qytetarëve të pavaksinuar të Amerikës. Atyre nuk do tu lejohet të udhëtojnë jashtë SHBA-së pa bërë tamponin, si dhe nuk do të lejohen të hyjnë në vend për të njejtën arsye. Qytetarët e vaksinuar plotësisht, nuk do të jenë të detyruar të kryejnë karantinimin. Pas 18-muajsh, ka përfunduar tashmë vendimi i ish-presidentit Trump për ndalimin e qytetarëve europianë e britanikë në SHBA.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pandemia e koronavirusit shba lehteson masat anti-covid pandemia e koronavirusit shba lehteson masat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 15:49

SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...