Bota

“Do të vazhdojmë ekspertizën, nuk i besojmë policisë”/ Familja punëson ekspert privat, varësja me kryq dhe telefoni i

20 Shtator 2021, 14:53 Nga DOSJA
“Do të vazhdojmë ekspertizën, nuk i besojmë

GREQI – Brenda makinës së reperit Mad Clip, i cili humbi jetën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte, është gjetur varësja e tij me kryq dhe telefoni i tij celular. Eksperti i caktuar nga familja do të vazhdojë kontrollin e plotë të makinës në përpjekje për të zbuluar se çfarë ndodhi natën fatale. Hetimet deri më tani nuk kanë treguar për përplasje me një automjet tjetër, ndërsa është vërtetuar se Mad Clip udhëtonte disa kilometra më shumë se kufiri i përcaktuar në atë rrugë. Megjthatë eksperti nuk e ka përfunduar ende hetimin e tij për atë që ndodhi saktësisht atë natën.

“Unë nuk e di se si e humbi kontrollin makina e tij. Ne nuk e dimë se si ndodhi. Nipi im ishte një shofer i jashtëzakonshëm. Shofer i rrallë. Ai mori pjesë në garat në Qipro. Makina e tij nuk mund të aksidentohej  Nuk kishte ujë në rrugë. Këto janë përralla. Nuk ishte i çmendur që të frenonte papritur pa bërë asgjë. Pjetri ishte i dashur në të gjithë botën,”- kishte deklaruar gjyshi i reperit disa ditë më parë .

Familja ende presin rezultatet e nekropsisë dhe ekzaminimet toksikologjike nga ekzaminuesja mjekësore nga Universiteti i Athinës. 

Mad Clip, reperi i njohur grek, humbi jetën në një aksident tragjik, në 2 shtator, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. Si pasojë e impaktit të përplasjes ai ndërroi jetë në vend, duke shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë dhe nga kolegët.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gjenden kryqi dhe telefoni vdes mad clip gjenden kryqi dhe telefoni vdes mad clip

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 15:49

SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...