Bota

Përfundon takimi mes Vuçiç dhe Lajçak, presidenti serb: Do ta informoj publikun për krizën e rëndë në Kosovë

20 Shtator 2021, 15:06 Nga DOSJA
Përfundon takimi mes Vuçiç dhe Lajçak, presidenti

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe i Dërgurari Special i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim ditën e sotme. Pas takimit që zgjati vetëm një orë, presidenti Vuçiç informoi se ata biseduan mbi zhvillimet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat serbe.

“Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

 

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Miroslav Lajçak, i Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun, po zhvillon një vizitë dy ditore në Serbi, njejtë si ajo e një jave më parë në Kosovë. Vizitat e tij po bëhen në kuadër të një përpjekjeje tjetër të BE-së për t’i mbajtur palët në dialog.

Qeveria e Kosovës ka futur sot në fuqi reciprocitetin e targave. Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, gjë që mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të kosovës. Ky vendim ka shkaktuar tensione në kufirin e Jarinjës. Ndërkohë që BE dhe SHBA iu ka bërë thirrje të dy vendeve të ulin tensionet mes tyre dhe të vijojnë dialogun.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vucic takon lajcak vucic takon lajcak

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 15:49

SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...