Bota

Kërcënoi me vdekje ambasadorin amerikan, dënohet me 10 muaj burg burri nga Prishtina

20 Shtator 2021, 15:58 Nga DOSJA
Kërcënoi me vdekje ambasadorin amerikan, dënohet me 10 muaj burg

PRISHTINË– Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 10 muaj heqje lirie, personin e identifikuar vetëm me iniciale, I.G., pasi ky i fundit pranoi se duke përdorur postën elektronike i kishte dërguar kërcënime me vdekej ambasadorit amerikan dhe zyrtarëve të tjerë të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikanës në Kosovë. 

Gjykatësi Vesel Ismajli tha se i akuzuari e kishte pranuar fajësinë, ndërsa shtoi se deklarata e tij ishte tërësisht në përputhje me përfundimet e Prokurorisë.

“Pendohem jashtëzakonisht thellë për veprën penale që e kam kryer, kërkoj falje publikisht në emër timin dhe të familjes,”-mësohet se ka thënë ai para Gjykatës.

I akuzuari, bazuar në aktakuzë kishte kanosur seriozisht ambasadorin dhe përfaqësuesit e kësaj ambasade. Ai vetë megjithatë pohoi se nuk ka pasur aspak për qëllim të vrasë ambasadorin por të sensibilizojë Ambasadën e SHBA-së në Kosovë lidhur me padrejtësitë e bëra familjarëve të tij në një proces gjyqësor.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gjykata themelore e prishtines prishtine vesel ismajli gjykata themelore e prishtines prishtine vesel ismajli

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 15:49

SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...