Bota

E akuzonin se vodhi telefonin, talebanët e lidhin në shtyllë dhe e rrahin brutalisht

20 Shtator 2021, 17:02 Nga DOSJA
E akuzonin se vodhi telefonin, talebanët e lidhin në shtyllë dhe

AFGANISTAN – Një person në Kabul i akuzuar për vjedhjen e një telefoni celular, u lidh në një shtyllë dhe u dhunua brutalisht në publik. Një video është shfaqur që tregon të akuzuarin të lidhur teksa goditet me litar.

Incidenti ndodhi në hyrje të ministrisë së shkollimit ku personi është lidhur pas një shtylle duke përdorur një shufër çeliku. Personi në video bërtet me dhimbje ndërsa është rrahur brutalisht nga luftëtarët talebanë bazuar në atë që ata e quajnë drejtësi përmes legjislacionit të sheriatit.

Talebanët, të cilët morën Afganistanin muajin e fundit, siguruan botën se ata do të ndiqnin një model të arsyeshëm të legjislacionit të tyre të sheriatit, megjithatë imazhi akutal është shumë në kundërshtim me atë që ata deklarojnë. Megjithëse, talebanët tani po sundojnë Afganistanin shumica e vendeve ndërkombëtare nuk e kanë njohur autoritetetin e tyre qeverisës.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 15:49

SHBA nis dëbimin e migrantëve nga Haiti

SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...