Bota

Seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Dy persona të UÇK-së më dërguan në Zllash dhe më grushtuan në fytyrë

20 Shtator 2021, 09:48 Nga DOSJA
Seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Dy persona të

HAGË- Dëshmitari i parë kundër Salih Mustafës në seancën gjyqësore, e cila po mbahet sot në Hagë, ka folur. Ai ka thënë se dy persona e kanë ndaluar atë në rrugë, të veshur me uniforma si ato të UÇK-së, dhe ja kanë hutur kokën në thes. 

Ai shtoi se në uniformat e tyre nuk pa asnjë emblembë që mund t’i identifikonte ata. Sipas tij, dy personat që e rrëmbyen, i janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së, dhe e kanë çuar atë në Zllash. Ata para se ta dhunonin atë, i kanë ofruar tij një çokollatë dhe më pas e kanë grushtuar në fytyrë.

Pyetjet e prokurorit:

Na the se për një moment të morën nga ai vend?

Po.

A mund të na tregosh se kush të mori?

Ata s’më kanë lënë mu me shiku, vetëm më kanë ngreh zhag më kanë qit jashtë. Unë s’kom dit tjetër qysh. Kanë hy brenda e kanë marr thesin ma kanë qit në kry. Më kanë qit jashtë njo 6-7 metra prej aty. Se di sa i ka pas saktë. Edhe aty isha edhe unë.

Pra të quan tek ky vendi tjetër? Çka ishte ky vendi i dytë? Çka ndodhi kur të quan te vendi tjetër nga ahuri? A mund të thuash si të rrahën?

Më kanë sjell me druna më kanë sjell me shkelma, më kanë sjell me nuk e di çka më kanë sjell dhëmbët mi kanë thy qaty. Jam i bërë operacion disa here.

A të kujtohet sa persona morën pjesë në këtë rrahje sa po dëshmove?

Njo 3-4-5 po, saktë nuk e di.

Ata që të morën nga ahuri të rrahën apo tjerë?

Më rrahën plot nuk e di. Çkas më kanë thënë, më kanë sha nënën edhe ma kanë sjell sa kanë mujt. Një shkelëm, një me dru s’e di as vetë. Më akuzojshin se kam bashkëpunu me serbë, kom shit dru një kali e kom pas. Unë s’kom mujt me jetu ndryshe masanej.

A e njihnit dikë nga këta persona?

Nuk mujta me i njoftë. S’ka pas rrymë atëherë hiç, u kon zor. Ka qenë një bateri u dhezke u shuke, s’ke mujt me pa çka kanë pas vesh.

A të kujtohet a kishte dikush diçka në kokë nga ata që të rrihnin?

Tjetër nuk po di se s’ka pas as rrymë, njo 3-4 orë më kanë rreh ndoshta. Ata më kanë rrah ka një nga një dy tri here, më kanë gju ujë në fund s’e kom dit më as ku jam. Aty në ahër më kanë rreh deri të nesërmen në mëngjes.

A përdorën armë ndonjëherë?

Po. Jom kon shtrire në shtrat, njoni prej tyre e ka nxjerrë një revole edhe ma ka drejtu e kom ni edhe unë s’e di çka ka ndodhë tani…

Çfarë ishte kjo zhurmë?

Revolja ka bo “çkrrap”, amo kshtu nuk ka kris. Në qat moment që jom kon aty ma ka vendos në kokë.

Kush ishte ky njeri?

Ky ishte njeriu që …Për këtë që jom ardh se s’po mundem me ia përmend emrin.

Mbase s’do t’ia përmndësh emrin, por mundesh nofkën? Ky që përdori pistoletën a e mbante atë kapelën e kuqe?

E kom ni kur e ka thirr dikon edhe më është ndërprerë dëgjimi.

A i drejtoheshin ata njëri-tjetrit me emra?

Po.

The se njeri që ishte atje ishte i akuzuari? Nga e di këtë?

Ishte kryesori aty.

Nga e di ti se ishte kryesori aty?

E di. Pa thon ky ata s’kanë bo kurgjo. Ai i jepke urdhrat edhe s’kanë bë kurgjo pa thanë ai.

A dëgjove dikë tjetër që të jepte urdhrat?

Jo.

Ky njeriu që ta vuri revolen në kokë a ishte nga ata që të rrahën? The se kur mbaroi rrahja të larguan nga aty? Kush të mori ku të çuan?

Më kanë çu.

LAJMI KRYESOR: Salih Mustafa del sërish para gjykatës speciale, gjatë seancës së sotme pritet të ‘rrëfehen’ dy dëshmitarët e parë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll