Bota

Dalin rezultatet e para në Rusi, partia e Putin drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare

19 Shtator 2021, 20:35 Nga DOSJA
Dalin rezultatet e para në Rusi, partia e Putin drejt fitores së

MOSKË- Një rënie e lehtë e partisë së qendrës së djathtë, “Rusia e Bashkuar”, e cila mbështet Vladimir Putinin, e një rritje dramatike e Partisë Komuniste. Këto janë rezultatet e para zyrtare që vijnë nga projeksionet e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Rusi. Sipas projeksioneve, “Rusia e Bashkuar” mbledh 38,87% (kundër 54.2% në zgjedhjet e vitit 2016), ndërsa Partia Komuniste e Federatës Ruse marrë 25.02% (krahasuar me 13.34%).

Të dyja ndiqen nga Partia Liberal Demokratike, e udhëhequr nga Vladimir Zirinovsky me 9.57% të votave, partia e re liberale “Të rinjtë” me 7.85% dhe koalicioni i qendrës së majtë ” Rusia e drejtë” me 6, 66. %. Por me gati 13% të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar kishte fituar pak më shumë se 40% të votave.

Po ashtu, këto zgjedhje kanë vendosur rekord edhe në pjesëmarrje. Në Moskë, pjesëmarrja e votuesëve arriti në 96.5%, shifër kjo që sipas ekspertëve tregon përgjegjshmërinë e votuesëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rusi zgjedhjet në rusi rusi zgjedhjet në rusi

Sondazh

Poll

Bota 19 Shtator 2021, 20:02

Si përcaktohet një vdekje nga COVID-19?

Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021. Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ...