Bota

Tjetër sulm terrorist në Somali, raportohet një i vdekur dhe tre të plagosur

19 Shtator 2021, 20:02 Nga DOSJA
Tjetër sulm terrorist në Somali, raportohet një i vdekur dhe tre

SOMALI– Terroristët e grupit Al-Shabaab, të lidhur me Al-Kaedan, organizuan këtë të dielë një shpërthim të madh në aeroportin qëndror të Somalisë.
Sipas raportimeve, një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë u plagosën, ndërkohë që ndërtesat përreth u rrafshuan.

Deputeti i zonës Hiiraan Mohamud Benebenne konfirmoi sulmin në aeroportin Bula Burte, duke thënë se ky ishte sulmi i dytë terrorist në aeroportin e rikonstruktuar së fundmi. Ai shpërndau foto të ndërtesve të rrafshuara dhe të tjerave në rrezik për tu shembur.

Grupi terrorist Al-Shabaab, qëndron pas sulmit me një kamion të ngarkuar me bombë në tetor 2017, në kryeqytetin somalez, Mogadishu, që mori rreth 600 jetë. Jo më larg se një javë më parë, një shpërthim vetëvrasës me bombë, nga po ky grup, u mori jetën 11 personave në kryeqytetin e Somalisë.

(i.d.Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm terrorist ne somali sulm terrorist ne somali

Sondazh

Poll