Bota

Gratë afgane protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë të lejohen të studiojnë e punojnë

19 Shtator 2021, 20:26 Nga DOSJA
Gratë afgane protestojnë për të drejtat e tyre,

AFGANISTAN– Disa gra afgane kanë mbajtur këtë të dielë protesta në Kabul, për njohjen e të drejtave të tyre. Ato kërkojnë tu lejohet të shkollohen dhe të punojnë.
Mediat e huaja kanë raportuar se protestueset u mblodhën para ish-Ministrisë për Çështjet e Grave, duke thërritur kërkesat e tyre si “të drejta të grave dhe të drejta të njeriut”.

 

Activists calling for women’s rights gathered in front of the former women’s affairs ministry in Kabul, which was not included in the list of ministries announced by the caretaker cabinet.#TOLOnews pic.twitter.com/aAdGYSXyr7

— TOLOnews (@TOLOnews) September 19, 2021

Disa prej tyre mbajtën pankarta ku shkruhej “Një shoqëri në të cilën gratë nuk janë aktive, është shoqëri e vdekur”, duke kërkuar kështu përfshirjen e grave në jetën publike të vendit. Protesta  zgjati rreth 10 minuta dhe gratë u larguan menjëherë pas një përballje verbale me një person të paidentifikuar.

Gjatë ditëve të fundit, talebanët kanë lëshuar një sërë kufizimesh për gratë dhe vajzat duke i ndaluar ato të shkojnë në shkollë dhe në punë. Qeveria e talebanëve urdhëroi më herët që vetëm djemtë dhe mësuesit meshkuj do të mund të merrnin pjesë në mësim dhe gjithashtu, njoftoi gratë që të qëndronin në shtëpi, nëse puna e tyre mund të zëvendësohej nga burrat.

Javën e kaluar, talebanët mbyllën Ministrinë për Çështje të Grave, për ta zëvendësuar me Ministrinë për “përhapje të virtytit dhe parandalimit të imoralitetit”, e cila do të zbatojë ligjin islamik.
Gratë afgane kanë mbajtur disa protesta, që prej marrjes së pushtetit nga Talebanët. Ato kanë hasur dhunë fizike e verbale, teksa kërkojnë të drejtat e tyre.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta e grave afgane protesta e grave afgane

Sondazh

Poll

Bota 19 Shtator 2021, 20:02

Si përcaktohet një vdekje nga COVID-19?

Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021. Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ...