Bota

Erdogan e paralajmëroi! Takimi me kryeministrin grek Mitsotakis është i pamundur, ja përse

19 Shtator 2021, 19:57 Nga DOSJA
Erdogan e paralajmëroi! Takimi me kryeministrin grek Mitsotakis

SHBA– Presidenti turk Recep Tajip Erdogan paralajmëroi një takim të mundshëm me kryeministrin grek në Nju York, por mesa duket një gjë e tillë nuk është e mundur.

Burime nga qeveria greke i bënë me dije protothema.gr se kryeministri grek Kyriakos Mitostakis do të jetë në Nju Jork të Mërkurën, ditën në të cilën Presidenti turk Tajip Erdogan do të largohet nga selia e OKB-së. Kështu që përfundimisht, për shkak të axhendës, takimi mes tyre nuk do të jetë i mundur.

Ndërkohë që nga ana tjetër kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka takim të planifikuar me Presidentin turk në SHBA.

“Nuk ka asnjë takim të planifikuar me Presidentin turk Tayyip Erdogan në Neë York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së, pasi planet tona nuk përkojnë. Politika jonë ndaj Turqisë nuk ndryshon, ne kërkojmë marrëdhënie të mira, në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të të drejtave tona sovrane. Të gjithë e dinë që e drejta jonë për vetëmbrojtje është plotësisht e panegociueshme. Unë e konsideroj pozitive që viti 2021 nuk kishte tensionet e vitit 2020. Ne mund të bashkëpunojmë më shumë në çështjen e refugjatëve, aty u përqëndrua diskutimi i fundit mes nesh. Ekziston një marrëveshje bazë midis Evropës dhe Greqisë dhe Turqisë,” tha Mitsotakis disa ditë më parë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdogan kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll