Politike

Përjashtimi i Berishës/ Gjekmarkaj: Mund ta akuzojmë sa të duam Bashën, por jo se ktheu PD-në në misionin e saj. Konflikt

19 Shtator 2021, 17:34 Nga DOSJA
Përjashtimi i Berishës/ Gjekmarkaj: Mund ta akuzojmë sa të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund të akuzohet se riktheu PD-në në rrugën që ishte krijuar që të ndiqte. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Gjekmarkaj sqaron se Basha mund të akuzohet për mënyrën si e zgjidhi çështjen e së kaluarës, por jo për përjashtimin e liderit historik Sali Berisha nga grupi parlamentar. Ndër rreshta ai shkruan se, PD është krijuar si një parti pro-amerikane që e çon Shqipërinë drejt Perëndimit, ndërsa shton se një konflikt mes demokratëve dhe SHBA-ve e dëshiron vetëm kundërshtari.

Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë!,”-shkruan ai.  

STATUSI NGA AGRON GJEKMARKAJ

Mardhënjet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar. Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesermes ! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perendimore!  LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqiperi u bënë zedheneset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perendimore ! Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer  aty ku deshiron të ishin! Kombi shqiptar ka permbushur të drejtat e veta nga mbeshtetja e ketij vendi të madh e mik ! PD sukseset e saj më të medha i ka patur kur ka shkelqyer në mardhenje me SHBA-të dhe ngecjet kur ato mardhënjie janë cenuar ! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet ! Luften e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me SHBA-të pertej takses traumatike e lenduese që po i takon të paguajë ! Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre ! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë!

Ndërkohë që DASH vendosi shpalljen “non grata” të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Basha vendosi që ta largonte nga grupi parlamentar, duke ngjallur një sërë reagimesh pro dhe kundër. Po ashtu në një deklaratë për mediat ai shtoi se aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-të ishin të pacënueshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd agron gjekmarkaj lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:00

TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkën...

Politike 18 Shtator 2021, 12:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...