Politike

Aksioni i Berishës brenda PD-së! Ish-kryeministri do të mbajë “foltoren” e radhës në Fier…

19 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
Aksioni i Berishës brenda PD-së! Ish-kryeministri do të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë “foltoren” e radhës në qytetin e Fierit. Pas takimit me demokratët në Tiranë, Berisha duket se ka vendosur që takimin e radhës ta mbajë nesër, në orën 18:00, pranë ish-Universitetit “Ufo”.

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar.  Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se PD-ja nuk e njeh referendumin.

Ndërkohë që vetë kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka komentuar në asnjë dalje të tij publike, aksionin e ndërmarrë nga Berisha edhe pse është pyetur nga gazetarët edhe për një shkarkim të tij të mundshëm nga posti që mban.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:00

TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkën...

Politike 18 Shtator 2021, 12:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...