Politike

Berisha akuza Safet Gjicit: Vodhe paratë e taksapaguesve dhe po i shtron dreka

7 Qershor 2019, 17:15 Nga DOSJA
Berisha akuza Safet Gjicit: Vodhe paratë e taksapaguesve dhe po i shtron

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe personave pranë tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha sulmuar kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, lidhur me një drekë të shtruar nga ky i fundit në Kukës.

Berisha shprehet se Gjici po kthen paratë e vjedhura nta taksapaguesit, në vota. Sipas tij, Gjici dhe 3 subjekte të tjera kanë fituar së bashku 1740 tendera.

Postimi i plotë:

Parate e vjedhura tekspaguesve nga Hajdut Gjici kthehen ne vota!

Miq, ne album keni nje dreke elektorale qe Hajdut Gjici shtron me parate e vjedhura te takspaguesve shqiptar. Po ju rikujtoj ketu se Hajdut Gjici me tre shushunjat monstra te Edvinit, konkretisht ndrikull Hajne Nushi, kumbar hajdut Fushen dhe kumbar hajdut Beqja kane fituar se bashku 1740 tendera dhe kane ndare me qeveritaret hajdute 200 miliard leke ( te reja)! sb

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike safet gjici sali berisha safet gjici sali berisha

Sondazh

Poll