Politike

Veliaj zbaton i pari ‘urdhrin’ e Ramës, miraton jashtë rendit të ditës fondin për 4 shtëpi në Floq

7 Qershor 2019, 15:33 Nga DOSJA
Veliaj zbaton i pari ‘urdhrin’ e Ramës, miraton jashtë

TIRANË- Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, që çdo Bashki të marrë përsipër një shtëpi në Floq të Korçës, (Lexo këtu) Veliaj është i pari që e ka vënë në zbatim.

Bashkia e Tiranës, ka miratuar jashtë rendit të ditës, një fond për ndërtimin e 4 shtëpive në Floq të Korpës, me vlerë 100 milionë lekë (të vjetra).

Ndërsa ka kërkuar votimin unanimisht të këtij vendimi, Veliaj tha: “Ne do të marrin përsipër ndërtimin e 4 shtëpive me vlerë 100 milionë lekë, në dallim nga bashkitë e tjera që janë më modeste dhe që kanë mundësi të japin ndoshta për 1 apo gjysmë shtëpie. Ne do të jemi pas ndërtimit të gatshëm që të ndihmojmë me elektro shtëpiake dhe me të gjithë pajisjet e nevojshme”, tha ndër të tjera Veliaj.

Kujtojmë se kryeministri Rama u kërkoi më herët të gjithë bashkive që të marrin përsipër nga një shtëpi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj veliaj zbaton urdhrin e ramës edi rama erion veliaj veliaj zbaton urdhrin e ramës

Sondazh

Poll