Politike

Demokratët gati për protestë, ish-deputeti Shehaj: Nesër dalim për Dako-Avdylaj, krimi ka rrëmbyer shtetin

7 Qershor 2019, 13:35 Nga DOSJA
Demokratët gati për protestë, ish-deputeti Shehaj: Nesër

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë thirrje që të gjithë demokratët të dalin në protestë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, por edhe me një arsye më shumë pas publikimit të audio-përgjimeve Dako-Avdylaj.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thotë se qytetarët janë pa të ardhme pasi ajo është rrëmbyer nga krimi, dhe se e vetmja mundësi për të ardhmen është protesta.

Reagimi i plotë:

Nesër në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët, sepse protestojmë për mundësitë dhe të ardhmen e gjithësecilit.
Siç tregon bashkëpunimi kriminal Dako-Avdylaj, kur krimi blen vota për politikanët, shteti i dalë nga këto vota, punon për krimin dhe jo për qytetarët. Kur krimi kap shtetin ai fillon e rrëmben pronat, rrëmben mundësitë, merr kontratat publike, merr monopolet ekonomike. Kështu rrënohet ekonomia dhe mirëqenia e njerëzve, sepse krimi nuk hap vende pune, krimi nuk krijon mundësi, krimi nuk lejon hapësirë për investimet e huaja apo ato të ndershme.
Prandaj, ata që nuk duan që e vetmja mundësi për fëmijët e tyre të jetë puna në bizneset e krimit, duhet të ngrenë zërin sot. Bashkohuni me ne nesër në protestë, si prindër të shqetësuar për fëmijët tanë, si të rinj të shqetësuar për të ardhmen e tyre, si profesionsitë që duan të punojnë ndershmërisht, si sipërmarrës që duan mundësi të ndershme.

Nesër opozita do të zhvillojë protestën e tetë kombëtare, e cila vjen në një klimë tejet të ndezur politike. Dy ditë më parë, gjermania “BILD”, publikoi disa audiopërgjime të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me kokën e grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, i cili bën fushatë për PS sipas bisedave.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj astrit avdylaj protesta e opozitës 8 qershor 2019 agron shehaj astrit avdylaj protesta e opozitës 8 qershor 2019

Sondazh

Poll