Politike

Rama sërish për përgjimet: Të neveritshme, nuk mbrojmë askënd. PD po bën gjyq publik Dakos

7 Qershor 2019, 16:01 Nga DOSJA
Rama sërish për përgjimet: Të neveritshme, nuk mbrojmë

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Socialiste në Urën Vajgurore, gjatë fjalës së tij ka folur dhe përgjimet e “Bild”. Teksa prezantoi kandidatin Rama tha se këto zgjedhje nuk janë për katër vitet e ardhshme, por për Shqipërinë e së ardhmes.

Rama “mori” në mbrojtje sërish Dakon duke sulmuar ata që publikuan përgjimet dhe mediet që po merren me to. Numri një i qeverisë tha se ato përgjime janë të neveritshme dhe nuk donte të merrej fare me te. Po ashtu qeveria tha se nuk ka marrë asnjëherë asnjë nga ata që kanë në hetim, nuk e kanë marrë në mbrojtje. Ndërsa një sulm pati dhe për Krimet e Rënda, pasi sipas tij kishte reaguar me vonesë.

Ai e cilësoi si reagim si të vonuar deklaratën e Krimeve të Rënda dhe tha se PD po bën gjyqe publike, pa u bazuar në fakte apo prova, pasi sipas tij, mbi bazën e këtyre përgjimeve nuk mund të dilet në përfundimin që kryebashkiaku Vangjush Dako është fajtor.

Deklaratat nga kryeministri janë bërë teksa ishte i pranishëm në Urën Vajgurore, ku prezantoi në një takim publik me strukturat e PS kandidaten për kreun e Bashkisë, Juliana Memaj. Memaj rikandidon për një mandat të dytë, dhe sipas Ramës, kjo është një formë “shpërblimi” për këdo kandidat që ka punuar shumë fort për të bërë “Bashkinë që duam”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama juliana memaj ps hap fushaten ne berat edi rama juliana memaj ps hap fushaten ne berat

Sondazh

Poll