Politike

Basha për bombën e “Bild”: Treguan se krimi dhe PS janë një, nesër të gjithë në protestë

7 Qershor 2019, 16:54 Nga DOSJA
Basha për bombën e “Bild”: Treguan se krimi dhe PS

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë të gjatë për mediat, u shpreh se opozita në 6 vite ka denoncuar krimin e organizuar dhe të gjitha skandalet e tjera. Basha tha se denoncimet opozita i ka bërë e vetme dhe kur ka pasur kundër të gjithë.

Kreu i PD më tej shtoi se përgjimet e “Bild” treguan dhe njëherë se denoncimet e opozitës kanë qenë të vërteta dhe se PS është njësh me krimin. “Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste”, u shpreh kreu i opozitës.

Më tej teksa fliste për aksionin opozitar tha se ata nuk mund të bënin një betejë në Kuvend, sepse nuk sipas tij nuk ishin kushtet dhe prandaj ata kanë marrë veprime ekstreme.

Për ekstremitet foli dhe për protestën e nesërme duke thënë se të gjithë qytetarët duhet të jenë në shesh për të rrëzuar Ramën dhe qeverinë e tij që sipas Bashës është e kriminalizuar.

Kujtojmë se kjo deklaratë e Bashës është e para e tij pas kthimit nga Gjermania dhe bëhet një ditë para protestës së tetë kombëtare. Opozita e bashkuar do të kërkojë dhe nesër largimin e Ramës dhe hapjes rrugë për zgjedhje të parakohshme që të jenë të lira dhe të ndershme.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha përgjimet e bild protesta e opozitës 8 qershor 2019 edi rama lulzim basha përgjimet e bild protesta e opozitës 8 qershor 2019

Sondazh

Poll