Politike

VMRO akuza Bushatit dhe zv.kryeministrit: Kanë marrëveshje sekrete në kurriz të Maqedonisë

7 Qershor 2019, 13:35 Nga DOSJA
VMRO akuza Bushatit dhe zv.kryeministrit: Kanë marrëveshje sekrete

MAQEDONI E VERIUT- Aleksandar Nikoloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, ka hedhur akuza ndaj Zv,kryeministrit për Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit dhe ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

I ftuar në një emision televiziv, Nikoloski akuzon Osmanin se për shkak të një marrëveshje me Bushatin, Maqedonia e Veriut po ngadalëson reformat, në mënyrë që të mos vihet re dështimi i reformave në Shqipëri. Sipas tij, në këtë mënyrë hapja e negociatave nuk do të bëhet për të dyja vendet.

“Zaev dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë menduan se nëse ata ndryshojnë emrin e shtetit, do të lejohej gjithçka nga jashtë, por ata u dënuan. Ata nuk mund të mendojnë kështu. Nuk është mirë që Maqedonia të ketë një praktikë krimi. Dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të pakënaqur me situatën në vend”, tha Nikoloski i ftuar në TV21.

Më tej numri 2 i VMRA-DPMNE, tha se në debatin e Bundestagut u tha se në Maqedoninë e Veriut ka shumë korrupsion nuk ka sundim të ligjit, e akuza të tilla.

Kujtojmë se disa vende të Bashkimit Evropian janë shprehur kundër hapjes së negociatave prë Shqipërinë, ndërsa thonë se për Maqedoninë duhet të hapen. Pavarësisht kësaj, pritet një vendim i përbashkët për të dy vendet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar osmani ditmir bushati vmro akuza osmanit dhe bushatit bujar osmani ditmir bushati vmro akuza osmanit dhe bushatit

Sondazh

Poll