Politike

Tërmetet në Korçë, Rama ‘urdhëron’ bashkitë: Secila të marrë përsipër një shtëpi

7 Qershor 2019, 15:08 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë, Rama ‘urdhëron’

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një kafe elektorale në njësinë nr. 10 në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gjatë bisedimeve, kryeministri Rama ka kërkuar që një pjesë e fondeve të fushatës së PS-së të përdoren për restaurimin apo ndërtimin e shtëpive për banorët e Floqit në Korçë, të prekur nga tërmetet.

Po ashtu, ai tha se çdo bashki do të marrë përsipër të ndërtojë një shtëpi.

“Çdo bashki do të marrë përsipër një shtëpi. U thashë që një pjesë të fondeve tona të fushatës, t’i fusim aty. Edhe si PS të japim kontributin tonë. Më mirë t’i fusim aty, se sa t’i bëjmë postera lekët”, u shpreh Rama.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama urdhër bashkive termeti ne korce edi rama rama urdhër bashkive termeti ne korce

Sondazh

Poll