Përcillen të ndarë për në banesën e fundit çifti Rrasa, familja e 45-vjeçares tërheq trupin pasi e vrau bashkëshorti,
19 Shtator 2021, 12:32Nga DOSJA
DIVJAKË– Hekuran e Thëllëza Rrasa, 58 dhe 45 vjeçe janë përcjellë sot të ndarë për në banesën e fundit. Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën, dyshja që morën me vete edhe motivet e vrasjes nuk do të prehen në të njëjtin vend. Mësohet se familjarët e 45-vjeçares së ndjerë të revoltuar që jetën e të resë ua mori Hekuran Rrasa, burrit të cilit ja kishin besuar dhe kanë tërhequr trupin. Ata kanë vendosur që gruan ta varrosin në fshatin e saj të lindjes, pranë të afërmve që ka humbur më herët.
Ndërsa Hekuran Rrasa është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët e tij në fshatin Babunjë dhe djali i vetëm që çifti la pas, Leonard Rrasa. Të afërmit dhe familjarët e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën. Në një prononcim për FaxNews, ata kanë treguar se dyshja jetonin në kushtet e vështira ekonomike, por shtojnë se vrasja ishte diçka që nuk e prisnin.
Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin, teksa shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të. Të tjerë familjarë kanë treguar se Hekuran Rrasën nuk e kanë parë mirë ditët e fundit dhe se kishte shfaqur shenja depresioni.
Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh dhe debatet mes çiftit vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Ai tha para kamerave se Hekurani nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj të shoqes. Edhe kushëriri i tij tha të njëjtën gjë, por Fëllënxa Rasa ishte e pajisur me urdhër mbrotjeje. Konkretisht, dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin. 45-vjeçarja ishte gruaja e dytë e Hekuran Rrasës. 58-vjeçari kishte dhe dy djem nga martesa e parë.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIBËR– Aktivisti Dhimitër Koleci ka denoncuar ndërtimin e HEC-eve në parkun e Lurës. Në një lidhje telefonike për FaxNews, aktivisti e quan katastrof...
TIRANË– Ekspozita World Press Photo 2021, që prezanton gazetarinë vizive më të mirë të vitit të kaluar do të hapet në Sheshin “Skenderbej” në Tiranë,...
BULQIZË– Puna për gjetjen e minatorit Muharrem Plaku është vështirësuar pasi raportohet se në galerinë ku ai është bllokuar, janë regjistruar të tjer...
TIRANË-11 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 26-vjeçari me iniciale K. B(M) është arrestua...
ANGLI- Dy shqiptarë të arrestuar në Angli për kultivim të lëndëve narkotike kanë marrë dënimin e tyre nga Gjykata e Leicester. Leicestermercury shkruan se Orlan...