Rritet kërkesa për punonjës në Shqipëri, a janë zgjidhje bangladeshasit?
18 Shtator 2021, 20:34Nga DOSJA
Shtatori presupozon rikthimin me kapacitet të plotë në punë, pas pushimeve verore. Për këtë arsye tregu ka shumë kërkesa dhe oferta.
Aktualisht kemi 4-5 Call Center-a, që na kanë kontaktuar dhe që kërkojnë që nga Team Leader deri tek operatorët, pra kërkojnë të punësojnë staf me 50 veta e sipër.
Punonjësit nga vendet aziatike si Bangladeshi u reklamuan me bujë, para disa kohësh. Ajo që po shikojmë është se punonjësit nga Bangladeshi, vendin tonë e shikojnë si trampolinë, për të shkuan në Greqi apo Itali. Nga informacionet që ne kemi është se shumë kompani I kanë humbur tashmë këta punonjës. Ata kanë punuar për një periudhë të shkurtër dhe më pas ata janë larguar pa asnjë lloj njoftimi. Thjesht kanë mbledhur gjërat e tyre dhe ikin pa lajmëruar.
Shqiptarët vazhdojnë sërish të kërkojnë të largohen nga Shqipëria, edhe brezi I ri që janë të mirë shkolluar, në kushte të mira jetese, e shikojnë të ardhmen e tyre jo në Shqipëri. Gjermania mbetet vendi që kërkohet më shumë nga shtetasit shqiptarë, por kjo edhe për faktin që Gjermania ka ato procedurat lehtësuese të punësimit. Ndërkohë që kemi edhe kërkesa nga Italia për të punësuar staf shqiptar në resortet e tyre”, tha Eranda Ymerali, punonjëse e një kompanie rekrutimesh.
DIVJAKË– Një tjetër grua, Fëllënxa Rrasa pati fatin e keq t’i merrej jeta nga duart e një bashkëshorti dhunues, ndërkohë që ishte e pajisur me një ur...
DIVJAKË– Djali i Hekuran Rrasës, i cili vrau gruan e tij, Fëllënxa dhe veten, tregon me lot në sy se e vetmja gjë që kërkon tani, është të ketë ndihm...
DIVJAKË– Vëllai i Hekuran Rrasës ka treguar për mediat se krimin e dyfishtë e ka mësuar pasi ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në banesën e të...
TIRANË– Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar kundër vendimit për vaksinim të detyruar. Të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me bluzat ...