Politike

‘Krijohet agjensia për mediat dhe informim’/ Rama: Garanton transparencë për politikat, projektet dhe problematik

18 Shtator 2021, 09:33 Nga DOSJA
‘Krijohet agjensia për mediat dhe informim’/ Rama: Garanton

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha para ministrave të tij se do të krijohet një agjensi për mediat dhe informimin e cila bazohet në disa modele që janë praktikuar dhe ne shtete të tjera të botës. Më tej, Rama shtoi se kjo agjendi siguron njohjen e institucioneve të qeverisjes qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me publikun dhe qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes publik


“Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim bazohet në disa modele të suksesshme në Itali, Gjermani e gjetkë që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, projektet, apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli. Agjencia siguron njohjen e institucioneve të qeverisjes qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me publikun dhe qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes publik. Një mekanizëm i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës, i komunikimit me publikun e mediat në funksion të përgatitjes së qëndrimeve përmes anketimeve të opinionit publik mbi çështje të rëndësisë së veçantë, analizimit të tyre dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjeve të qeverisë”, tha Rama.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3 edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3

Sondazh

Poll