Aktualitet

Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë! Shpërndante kokainë, në çantën e dorës kishte 46 doza gati për shitje

18 Shtator 2021, 12:38 Nga DOSJA
Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë! Shpërndante kokainë,

TIRANË– Policia e Tiranws ka arrestuar një 46-vjeçar pasi shpërndante kokainë. Ai u ndalua në bulevardin “Bajram Curri” për kontroll automjeti. Policia zbuloi gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij,46 doza me lëndë narkotike kokainë të cilat janë gati për shitje. 46-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.Sekuestrohen 46 doza me lëndë narkotike kokainë.Vihet në pranga poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i lëndës narkotike.Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne tirane kokaine ne tirane

Sondazh

Poll