Aktualitet

I riu dhunon partneren në Korçë, arrestohet nga policia

18 Shtator 2021, 11:55 Nga DOSJA
I riu dhunon partneren në Korçë, arrestohet nga policia

KORÇË– Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. 25-vjeçari ka dhunuar 20-vjeçaren në banesën e tyre. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë për veprën penale “dhunë në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases R. H., 20 vjeçe.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Pogradec për veprime të mëtejshme”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ndaj partneres dhune ndaj partneres

Sondazh

Poll