Minatori i bllokuar prej 72 orësh, drejtori i AKSEM: Është front i vështirë, 450 metra nën sipërfaqe, herë pas here ka r
18 Shtator 2021, 12:17Nga DOSJA
BULQIZË– Më shumë se 72-orësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rrapush Tola, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera shprehet se vijon puna për gjetjen e tij, por zona e shembjes është një zonë e vjetër e cila rrezikon të shembet.
“Vazhdon puna për të gjetur minatorin e bllokuar. Situata është e vështirë sepse herë pas here ka rrëshkitje të minerareve të tjera. Besoj jemi më afër mundësië për ta gjetur. Punohet me 3 turne pa ndërprerje. Është rreth 450 metra nga hyrja e galerisë fronti ku po zhvillohen kërkimet. Gjatë kohës që ne pastrojmë vazhdimisht masivi minerar shembet dhe këtë nuk mund ta kontrollojmë ne. Aktualisht po punojnë 4 persona sepse kaq është hapësira në front për të bërë të mundur gjetjen e minatorit”– u shpreh ai.
Muharrem Plaku, 60 vjeç ndodhet për më shumë se 72 orë në nëntokën e minierave të Bulqizës dhe pavarësisht gërmimeve që po bëhen, nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Familjarët presin në ankth jashtë galerisë. Ambientet në fjalë menaxhohen nga kompania minerare “KADURTEX”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-komisari Festim Lelaj, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit të antidrogës ‘Shpirti’ kërkon ndryshim mase sigurie. Lelaj preten...
TIRANË– Suedia ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta ndaj Covid-19. Tashmë qytetarët nuk do të lejohen në vend.Vendimi i marrë nga minis...
TIRANË– Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Erjon...
VLORË– Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Vlorë, mesditën e sotme. Vatrat janë një në fshatin Peshkëpi dhe tjera në lagjen “11 Janari” të qytetit.Zja...
ITALI– Misteri për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli merr fund ! Ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana të Italis...
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka dhënë lajmin e mirë se nga 4 Tetori të gjithë shtetasit shqiptar mund të udhëto...