Aktualitet

I vuri zjarrin bimëve në pronën e tij! Burri pëson djegie në trup, dërgohet për mjekim në spitalin e Traumës

18 Shtator 2021, 12:01 Nga DOSJA
I vuri zjarrin bimëve në pronën e tij! Burri pëson djegie

POGRADEC– Një person ka vwnw zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij. Banori i cili jeton në fshatin Çervenakë në Pogradec ka pësuar djegie trupore dhe tashmë është dërguar në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin H. P., banues në fshatin Çervenakë, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur me zjarr një sipërfaqe me bimësi në pronësi të tij, ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne pogradec zjarr ne pogradec

Sondazh

Poll