Aktualitet

Ndalohet ‘Range Rover’ në Lezhë, arrestohet drejtuesi i mjetit, policia: Lëvizte me armë zjarri dhe 7 fishekë (

18 Shtator 2021, 10:26 Nga DOSJA
Ndalohet ‘Range Rover’ në Lezhë, arrestohet drejtuesi i

LEZHË– Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Lezhë pasi lëvizte me armë zjarri. Policia mori informacione se një person po qarkullonte me armë zjarri në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”. Efektivët lokalizuan dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip ” Range Rover”, të personit Artur Milloshi, të cilit i gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, doza me lënde narkotike cannabis sativa, vihen në pranga poseduesit e tyre. Forca e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ” Range Rover”, pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A.M., i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për vepren penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit të kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Pllanë, Lezhë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr i janë gjetur dhe sekuestruar nëcilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe artur milloshi arrestim ne lezhe artur milloshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 18:00

KORÇË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme vajzën e një prej Komandantëve legjendar të Brigadës së Parë Sumuese. Me anë të një postimi në F...