Dhunohet 30-vjeçari në Tiranë, shkon i gjakosur në polici: Nuk di si shpëtova, ishin 10 persona të armatosur. Janë nga Ma
18 Shtator 2021, 12:07Nga DOSJA
TIRANË– Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Rreth orës 20:00 një djalë rreth 30-vjeç është paraqitur në komisariat i gjakosur në fytyrë, për të bërë një denoncim. ‘Fax News’ raporton se ai ka rrëfyer para efektivëve të policisë se është dhunuar në vendin e punës, një biznes që ndodhet në Tiranë në pronësi të bashkëshortit të motrës së tij. Ai ka treguar se disa persona të armatosur e kanë futur në një makinë dhe e kanë goditur.
“Nuk e di si kam shpëtuar prej tyre. Ishin diku te 10 persona, prej tyre kishte të armatosur. Janë nga zona e Mamurrasit. Erdhën me makina me xhama të errët. Njëri më drejtoi armën. Pastaj më goditi duke më shkaktuar plagë me qytën e saj në kokë. Nuk dija ç’të bëja. U ndjeva në rrezik”.
Pas denoncimit në komisariat i riu i është drejtuar Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave që ka denoncuar 30-vjeçari dhe vënien e tyre para drejtësisë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-komisari Festim Lelaj, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit të antidrogës ‘Shpirti’ kërkon ndryshim mase sigurie. Lelaj preten...
TIRANË– Suedia ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta ndaj Covid-19. Tashmë qytetarët nuk do të lejohen në vend.Vendimi i marrë nga minis...
TIRANË– Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Erjon...
VLORË– Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Vlorë, mesditën e sotme. Vatrat janë një në fshatin Peshkëpi dhe tjera në lagjen “11 Janari” të qytetit.Zja...
ITALI– Misteri për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli merr fund ! Ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana të Italis...
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka dhënë lajmin e mirë se nga 4 Tetori të gjithë shtetasit shqiptar mund të udhëto...
MALIQ- Fshati Zvirinë i Bashkisë Maliq, ndodhet buzë rrugës nacionale Pogradec-Korçë ka mbi 450 shtëpi dhe të gjithë banorët merren me kryesisht bujqësi ...