Aktualitet

ËSHTË GJALLË! Gjendet pas 8 muajsh biznesmeni italian Davide Pecorelli! Makina e tij u gjet e djegur në Pukë, dyshohet se i

18 Shtator 2021, 10:20 Nga DOSJA
ËSHTË GJALLË! Gjendet pas 8 muajsh biznesmeni italian Davide

ITALI– Misteri për zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli merr fund ! Ai është gjetur i gjallë në ishullin Elba në Toskana të Italisë. Mediat Italian shkruajnë se Pecorelli u gjet ditën e djeshme në një gomone në det, aty ku ishte strehuar në një hotel.

Pecorelli ka dhënë deklarimet në polici, e më pas u la i lirë, por nuk dihen ende arsyet se përse ai inskenoi të gjithë ngjarjen. Mësohet se ai kishte ndryshuar edhe pamjen e jashtme, në mënyrë që të mos identifikohej në Itali. Paraprakisht dyshohet se ai krijoi këtë skemë për të fituar siguracionet.

“Burri – pa dokumente – tha se quhej David Pecorelli te karabinierët që e shpëtuan, e ushqyen dhe e çuan në një kazermë dhe menjëherë telefonoi gruan e tij në telefon. Sot në mëngjes ai do të sillet në tokë dhe tashmë ka njoftuar se dëshiron të paraqitet në Prokurorinë Publike të Perugia për të bërë deklarata.

Nga Shqipëria ai u largua në mënyrë ilegale nga Hani i Hotit për të shkuar më pas drejt Italisë, dhe në këtë skemë mashtrimi dyshohet se është ndihmuar edhe nga shqiptarë, kundrejt pagesës.
Biznesmeni italian, baba i 4 fëmijëve, është shprehur i gatshëm të japë dëshminë e tij në prokurorinë e Perugia, për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes.

Ndërkohë, mbetjet kockore të gjetur në automjetin e djegur rezultojnë se janë mbetje kockore të në njeri, dhe dyshohet se janë marrë në një varrë të vjetër në zonë. Mbetjet e gjetura kockore janë dërguar në Itali për t’u ekzaminuar.

Në fillim të këtij viti, makina që Pecorelli kishte marrë me qira në aeroportin e Tiranës u gjet i shkrumbuar në Pukë dhe brenda automjetit u gjetën edhe mbetjet kockore të një personi, si dhe sende personale të biznesmenit italian. Ngjarja u dyshua si kriminale dhe hetimet u përqendruan te një vrasje e mundshme, ndonëse nuk rezultonte se Pecorelli të kishte patur konflikte me njeri. Ai kishte biznese ku tregtonte pajisje për sallone bukurie dhe ishte në një periudhë delikate sa i përket të ardhurave, megjithatë nuk kishte informacione se ishte në borxh. Në Shqipëri për të sqaruar misteret që rrethonin këtë ngjarje erdhën edhe hetues italianë, por pa hedhur dritë. E ndërsa hetuesit punon për të zbuluar se kush e vrau biznesmenin italian në Shqipëri, ngjarjet morën kthesë tjetër mbrëmjen e 17 shtatorit, ku Pecorelli u gjet shëndoshë e mirë, teksa jetonte në një hotel në ishull.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 18:00

KORÇË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme vajzën e një prej Komandantëve legjendar të Brigadës së Parë Sumuese. Me anë të një postimi në F...