Politike

POROSITË/ Rama u drejtohet ministrave: Kush shkel në dërrasë të kalbur, punën nuk e ka me mua por me ligjin! Familjen mbaj

18 Shtator 2021, 09:11 Nga DOSJA
POROSITË/ Rama u drejtohet ministrave: Kush shkel në dërrasë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u bëri të ditur ministrave të tij se secili duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e tyre. Ai u shpreh se kush shkel në dërrasë të kalbur ka punë me organet ligjzbatues e jo me të, as me qeverinë dhe as me partinë. Rama shtoi se familja e tij nuk ka lidhje me punët e shtetit, madje u kërkoi secilit që të mbajë larg familjet e tyre.

Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë mbi veten përgjegjësitë, politike, morale, instituconale edhe ligjore nëse koha do vërtetojë të Kuvendit. Në mbledhjen e parë jap një porosi: Ministër nuk bëhesh vet, të bën kryeministri, por vendin nuk e mbaj unë, duhet ta mbash vetë. Kjo vlen edhe për dyshemenë ku shkel. Dyshemeja është vetëm ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese, jo me mua, as me qeverinë, as me partinë. Kjo është porosia ime. Do t’ju mbështes pa kursim, do tu mbroj publikisht pa asnjë rezervë kundër çdo agresioni dhe kundërshtari të progresit, do t’ju ruaj edhe shpinën nga çdo erë, por as mua as PS-në nuk do ta ketë mbrapa kush do hedhë qoftë një hap jashtë dyshemesë së ligjit. Familja ime nuk ka lidhje me punët e shtetit. Do ju kërkoja t’i mbani larg familjet tuaja nga dyert e zyrave të shtetit. Nga fondet publike, dhe nga kërkesat e të tretëve, qoftë kushërinj apo krushq”, tha Rama.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3 edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3

Sondazh

Poll