Politike

Betimi i qeverisë ‘Rama 3’/ Reagon OSBE dhe Soreca: Presim me padurim të punojmë me qeverinë!

18 Shtator 2021, 09:45 Nga DOSJA
Betimi i qeverisë ‘Rama 3’/ Reagon OSBE dhe Soreca: Presim me

TIRANË– Pas betimit të qeverisë “Rama 3” në presidencë përpara presidentit Ilir Meta, ka ardhru reagimi edhe nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri. Në reagimin e bërë, ambasadori i BE-së dhe përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri kanë uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e detyrës dhe kanë kërkuar që të vazhdojnë reformat e mëtejshme për anëtarësimin e vendit në organizimet europiane.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca

Ne përgëzojmë Edi Ramën dhe qeverinë në marrjen e detyrës së tyre. Ne presim që integrimi në BE dhe të gjitha reformat e ndërlidhura, të shfaqen lartë në agjendën e Qeverisë. Koordinimi i fortë ndërinstitucional është çelësi për cështjen.

OSBE në Shqipëri

Presim me padurim të punojmë me Qeverinë&Kuvendin e Shqipërisë në mbështetje të agjendës ambicioze të reformave të dëshiruara nga shumica qeverisëse,opozita&bashkësia ndërkombëtare.Gati të luajmë rolin tonë!

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike be luigi soreca mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3 be luigi soreca mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3

Sondazh

Poll