Politike

Betimi i qeverisë së re/ Ndërkombëtarët urojnë Ramën, Varhelyi, Soreca e Kim: Urime, mezi presim të punojmë me ju (REAG

18 Shtator 2021, 10:05 Nga DOSJA
Betimi i qeverisë së re/ Ndërkombëtarët urojnë

TIRANË- Ndërkombëtarët kanë përshëndetur betimin e kabinetit Rama 3 mëngjesin e sotëm në Presidencë dhe marrjen zyrtarisht të detyrës. Reagimet kanë ardhur nga partnerët kryesorë të Shqipërisë. Prezenca e OSBE në Shqipëri reagoi e para pas betimit në Presidencë ku uroi kryeministrin Edi Rama dhe shprehu gatishmërinë për realizimine  reformave.

Një përshëndetje ka ardhur edhe nga ana e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Soreca ka theksuar rëndësinë e vijimit të Reformave që sipas tij duhet të jenë në fokus të qeverisë.

Ndërkohë që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim e ka quajtur mandatin e tretë të Ramës si “historik”, ndërsa thotë se puna me SHBA do të vijojë në forcimin e demokracisë.

Përshëndetjet kanë ardhur edhe nga radhët e BE. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, teksa uronte qeverinë bëri një thirrje edhe për dialog mes palëve, si çelësi i forte i koordinimit për në Bashkimin Europian.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike betimi i qeverise rama 3 edi rama betimi i qeverise rama 3 edi rama

Sondazh

Poll