Politike

Betimi në Presidencë! Meta ndan pamjet nga ceremonia, Rama dhe ministrat kryejnë procedurat

18 Shtator 2021, 09:19 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë pamjet nga brenda institucionit, aty ku është zhvilluar ceremonia e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3 edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 qeveria rama 3

Sondazh

Poll