Politike

‘S’ka më e lagu se lagu’, Rama apel ministrave: Respektoni më shumë Kuvendin

18 Shtator 2021, 09:46 Nga DOSJA
‘S’ka më e lagu se lagu’, Rama apel ministrave:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu apeloi ministrave të kabinetit të ri që të mos përfshihen në replika dhe diskutime boshe me opozitën. Rama tha se nga ky sesion nis një format i ri me opozitën. Kryeministri iu kërkoi ministrave të tij që gjithashtu të kenë një marrëdhënie me respekt edhe me Kuvendin. 


“Ne nuk do t’i përgjigjemi me formatin e vjetër opozitës. Është një format që e ka derdhur me kohë kupën e durimit të publikut. Politika është e vetmja mundësi që njerëzit të bëjnë gjërat që të vetmuar si bëjnë dot. Kemi 4 vite kohë për të bërë gjëra që s’janë bërë kurrë më parë ndaj s’kemi kohë për të humbur me opozitën ‘e lagu se lagu. Qeveria buron nga Parlamenti dhe jo e kundërta. Prania juaj në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim, përveçse në raste ekstreme dhe duke u dakordësuar me kreun e grupit parlamentar. Vetëm për arsye pune nuk duhet të vihet në diskutim prania juaj në hapjet seancave të Kuvendit. Ky është minimumi etik në marrëdhëniet qeveri-parlament”, vijoi ai.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës. 

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021

Sondazh

Poll