Aktualitet

Aksident në Milot-Morinë/ ‘Ford’-i përplaset me patrullën e policisë, plagosen 3 efektivë

17 Shtator 2021, 19:13 Nga DOSJA
Aksident në Milot-Morinë/ ‘Ford’-i përplaset me

KUKËS– Tre efektivë policië kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë, rreth orës 20:10, në afërsi të një karburanti.

Konkretisht, mjeti i llojit “Ford”, me drejtues një 35-vjeçar me banim në Angli është përplasur me patrullën e policisë, brenda të cilës ndodheshin tre efektivë. Për pasojë, këta të fundit kanë mbetur të plagosur. Policët janë dërguar në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne morine plagosen tre efektive aksident ne morine plagosen tre efektive

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 18:00

KORÇË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme vajzën e një prej Komandantëve legjendar të Brigadës së Parë Sumuese. Me anë të një postimi në F...

Aktualitet 17 Shtator 2021, 17:11

BULQIZË– Ish-minatori Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeritë e Bulqizës dhe jo vetëm, janë të pashmangshme. Në një prononcim për R...