Aktualitet

17 Shtator 2021, 18:00 Nga DOSJA

KORÇË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme vajzën e një prej Komandantëve legjendar të Brigadës së Parë Sumuese. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se babai i Teftës, Dilaver Radeshit u plagos 4 herë gjatë shërbimit të tij, ndërkohë që shtoi se familja e tij gjatë regjimit komunist pësoj shumë vuajtje. Meta në postimin e tij shkruan se Dilaveri përjetoi ferrin e burgjeve të regjimit, ndërsa Tefta u detyrua të kryente një akt vetëvrasës.

Postimi i Metës:

I lumtur të takoja sot Teftën, vajzën heroinë të njërit prej Komandantëve legjendarë të Brigadës së Parë Sulmuese, Dilaver Radeshit, i cili u plagos katër herë, përfshi edhe betejën e Çlirimit të Tiranës. Por vuajtjet gjatë luftës, që hoqi kjo familje patriotike, nuk ishin asgjë përballë kalvarit pambarim gjatë regjimit komunist, për shkak të letrës së hapur të Kolonel Dilaver Radeshit drejtuar udhëheqësve komunistë kundër heqjes së gradave në ushtri dhe degradimit të saj.

Për 23 vjet Dilaver Radeshi, invalid i Luftës Antifashiste, përjetoi ferrin e burgjeve më të vështira të regjimit, ndërsa Tefta në moshën më të bukur u detyrua për të kryer një akt vetëvrasjeje për të shpëtuar nga presionet e hetuesve, të cilët kërkonin dëshmi të rreme kundër shokëve ish-partizanë të babait. Një dramë e vërtetë, që i përket tashmë të kaluarës, por që nuk duhet harruar.

I lumtur të takoja dhe Vaskën, bashkëshortin e saj të mrekullueshëm, një artist i shquar korçar, i cili iu gjend pranë Teftës në momentet e saj më të vështira duke lidhur fatin me të dhe ndarë së bashku të gjitha vuajtjet e internimit. Por dashuria ka triumfuar mbi vuajtjet e tyre dhe ata i gëzohen sot një familjeje të lumtur.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dilaver radeshi ilir meta dilaver radeshi ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 17:11

BULQIZË– Ish-minatori Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeritë e Bulqizës dhe jo vetëm, janë të pashmangshme. Në një prononcim për R...