Aktualitet

17 Shtator 2021, 17:11 Nga DOSJA

BULQIZË– Ish-minatori Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeritë e Bulqizës dhe jo vetëm, janë të pashmangshme. Në një prononcim për Report TV, nga dyert e galerisë ku ka mbetur i bllokuar miku i tij Muharrem Plaku, tha se edhe vetë ka punuar në atë nëntokë, për tre vite rresht, në kushte të vështira për sigurinë e jetës.

“Te kjo galeri kamë punuar unë mbi tre vite. Nuk ka kujdes në punë aty. Nuk ka të sosur ky lloj problemi. Këto probleme të galerive janë të pallogaritshëm kudo. Ai sot mund të ishte drejtor i këtij profili, ka kaq vite në punë dhe specialist i vjetër dhe mjaft i kujdesshëm në punë,”- tha ish-minatori.

Muharrem Plaku, 60 vjeç ndodhet për më shumë se 48 orë në nëntokën e minierave të Bulqizës dhe pavarësisht gërmimeve që po bëhen, nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Familjarët presin në ankth jashtë galerisë. Ambientet në fjalë menaxhohen nga kompania minerare “KADURTEX”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet minatori ne bulqize avdul biçi muharrem plaku aksidentohet minatori ne bulqize avdul biçi muharrem plaku

Sondazh

Poll