Aktualitet

Meta nderon filantropin Selim Mborja në Korçë: Është dhuruesi i tokës ku u ndërtua spitali

17 Shtator 2021, 17:40 Nga DOSJA
Meta nderon filantropin Selim Mborja në Korçë: Është

KORÇË- Presidenti Ilir Meta ka nderuar ditën e sotme filantropin dhe dhuruesin e madh nga Korça, Selim Mborja. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se e vlerësoj atë me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”. Presidenti gjthashtu ka bërë me dije se Mborja ka qenë dhuruesi i tokës, ku është ndërtuar Spitali i Korçës,  i terreneve për ndërtimin e impianteve sportive dhe themelues i “Club Tenis Korça”, mbështetës kryesor i grupeve muzikore, artistike dhe gazetareske, ndërtues i godinës së Prefekturës dhe investitor i truallit ku u ndërtua “Birra Korça”.

Postimi i Plotë:

Në Korçën që aq shumë e deshi dhe ku aq shumë kontribuoi për zhvillimin dhe modernizimin e saj, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” një prej bamirësve më të mëdhenj të kohës në të cilën jetoi, të paharruarin Selim Mborja. Filantrop dhe atdhetar i spikatur, emri i tij është i lidhur ngushtësisht me emblemat dhe krenaritë e “Parisit të vogël”, ku spikati me veprimtarinë humanitare në periudhën 1920 – 1943.

Dhurues i tokës ku u ndërtua Spitali i Korçës, ndërtues i të parit central elektrik në vitin 1925, kontributor për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit, donator i terreneve për ndërtimin e impianteve sportive dhe themelues i “Club Tenis Korça”, mbështetës kryesor i grupeve muzikore, artistike dhe gazetareske, ndërtues i godinës së Prefekturës dhe investitor i truallit ku u ndërtua “Birra Korça”, emri i tij gjendet gjithashtu në Federatën ‘Vatra e Shqipërisë’, tek ‘Kryqi i Kuq’, tek komisioni për mbledhjen e ndihmave për ngritjen e Liceut të Korçës, tek botimi i gazetës ‘Jetë e Re’ dhe në shumë aspekte të tjera. Mirënjohje për gjithçka i fali dhe i la trashëgim Korçës! 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta selim mborja ilir meta selim mborja

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 17:11

BULQIZË– Ish-minatori Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeritë e Bulqizës dhe jo vetëm, janë të pashmangshme. Në një prononcim për R...