Aktualitet

Plagosje, kundërshtim i policisë, arrestohen 3 persona në Durrës, 1 prej tyre i shpallur në kërkim

17 Shtator 2021, 16:35 Nga DOSJA
Plagosje, kundërshtim i policisë, arrestohen 3 persona në

DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrësi ditën e sotme për vepra në ndryshme penale. Mësohet se nga tre personat e e arrestuar, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim. Personi në kërkim ishte me iniciale B.Sh 21 vjeç, ishte shpallur për  plagosje e lehtë, armë mbajtje paleje si dhe kanosje për vjedhje. Ndërkohë që dy të arrestuarit janë me iniciale B., 28 vjeç dhe T., 29 vjeç, të cilit u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe paleje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasin e shpallur në kërkim B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 27.08.2021, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 10.09.2021 dyshohet se ka kanosur shtetasen R. Sh., për t’i marrë një sasi vlere monetare.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin L. Q., 25 vjeç, pasi më datë 17.09.2021, rreth orës 00:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë dhe nuk iu është bindur të tyre, gjatë patrullimit në sektor, për konstatimin e personave që nuk zbatojnë orarin e vendosur për mbyllje nga organet kompetente. Për këtë shtetas dhe për shtetasin E. Gj., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
T., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje te dehur.

Materialet i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll