Aktualitet

Më shumë se 48 orë i bllokuar, veniten shpresat për Muharrem Plakun, anjë gjurmë nga minatori, i biri e pret me zemër në

17 Shtator 2021, 07:19 Nga DOSJA
Më shumë se 48 orë i bllokuar, veniten shpresat për Muharrem

BULQIZË– Sot bëhen më shumë se 48 orë nga momenti kur minatori Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës, pasi galeria e kromit ku punonte u shemb. 60-vjeçari, me detyrë zjarrmëtar, ka mbetur në galeri dhe ende nuk ka asnjë shenjë jetë nga ai. Në galerinë me numër 3, që menaxhohet nga kompania minerare “KADURTEX” kanë qenë duke punuar 6 minatorë, kur në rrethana ende të paqarta është shembur masivi i kromit.

Prej dy ditësh, grupet e avari-shpëtimit dhe minatorët kanë nisur gërrmimet për të gjetur minatorin, por me çdo orë që kalon duket se shpresat për ta gjetur të gjallë po veniten. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera bëjnë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Galeria në fjalë është e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi. Ende nuk dihet nëse Muharrem Plaku është gjallë apo ka humbur jetën nga masivi i mineralit që ra ditën e djeshme. Jashtë galerisë minatorin e pret dhe i biri me zemër në dorë. Ish-minatori Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeritë e Bulqizës dhe jo vetëm, janë të pashmangshme. Në një prononcim për Report TV, nga dyert e galerisë ku ka mbetur i bllokuar miku i tij Muharrem Plaku, Biçi tha se edhe vetë ka punuar në atë nëntokë, për tre vite rresht, në kushte të vështira për sigurinë e jetës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet muharrem plaku muharrem plaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2021, 17:11

BULQIZË– Ish-minatori Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeritë e Bulqizës dhe jo vetëm, janë të pashmangshme. Në një prononcim për R...