Akuzohet për vrasjen e Xhuljano Bullarit, Bledar Selmanaj tenton të vetëvritet në burgun e Peqinit
17 Shtator 2021, 18:17Nga DOSJA
PEQIN– Bledar Selmanaj, autor i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Vlorë ka tentuar vetëvrasjen. Mësohet se Selmanaj e ka ndërmarrë aktin e rëndë dhe ekstrem rreth orës 19.00 të dotës së sotme në ambientet e burgut të Peqinit. Administrate e burgut ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së Selmanajt, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Selmanaj është transferuar në spitalin e burgut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bledar Selmanaj është lënë në burg më 27 gusht nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri Xhuljano Bullarin. Në seancën që zgjati më shumë se dy orë, Selmanaj nuk e pranoi autorësinë për krimin e rëndë.
Vrasja ndodhi në Babicë të Vlorës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit Selmanaj iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Dyshohet se Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Selmanaj rezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
“Në datë 15 shtator 2021, rreth orës 10:00, në galerinë nr. 36 të subjektit “Kadurtex”, zona qëndrore Bulqizë, ka ndodhur një aksident. Minatori Muharrem Plaku,...
Aktualitet17 Shtator 2021, 18:00
KORÇË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme vajzën e një prej Komandantëve legjendar të Brigadës së Parë Sumuese. Me anë të një postimi në F...
BULQIZË– Sot bëhen më shumë se 48 orë nga momenti kur minatori Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës, pasi galeria e kromit ku punonte...
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 36 kilogram kokainë. Ansa.it shkruan se 48-vjeçari, i cili jeton në Pesaor me emrin Nore...
Aktualitet17 Shtator 2021, 17:11
BULQIZË– Ish-minatori Avdul Biçi shprehet se problemet e shembjeve në galeritë e Bulqizës dhe jo vetëm, janë të pashmangshme. Në një prononcim për R...
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrësi ditën e sotme për vepra në ndryshme penale. Mësohet se nga tre personat e e arrestuar, njëri prej tyre ishte ...
DURRËS- Një zbulim i ri arkeologjik është bërë në lagjen 1 Maj në Durrës. Mësohet se sipas arkeologëve janë gjetur objekte që i përkasin shekullit të 6-7. ...